Një shqipar ka mbetur i vrarë pasi u qëllua me armë gjahu nga kunati i tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nettuno të Italisë, një zonë afër Romës, në orën 12.30 të ditës së sotme.
Mediat italiane shkruajnë se dy kunetërit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende publik ishin fqinjë. Ata u përfshinë në një konflikt, pas të cilit 45-vjeçari e ka goditur me shkop kunatin ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur duke e qëlluar me armë.
I plagosuri ndërroi jetë menjëherë si pasojë e plagëve të rënda, ndërsa kunati i tij 50-vjeçar është arrestuar./Opinion.al