Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri dy marokenë në orët e para të vitit 2021 në Milano.
Mediat italiane raportojnë se e gjithë ngjarja ka ndodhur 43 minuta pas mesnatës, gjatë një sherri.
Më pas autori është larguar nga vendngjarja, duke lënë të plagosur, dy marokienë 39-vjeçarë, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Pritet që përmes kamerave të sigurisë në zonën Gigante në Milano, të bëhet i mundur identifikimi i autorit shqiptar, i cili ende nuk dihet./Opinion.al