Një shqiptar ka vdekur teksa ishte duke punuar në San Giuliano Milanese, Komunë në provincën e Milanos.
Mësohet se 40-vjeçari humbi jetën pasi ka rënë nga një lartësi prej 12 metra, pasi ishte duke punuar në çatinë e një banese.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:30 të ditës së sotme, në një ndërtesë në rrugën Via Bolsena, në fshatin Sesto Ulteriano.
Punëtori i cili humbi jetën është identifikuar me inicialet E.S., ndërsa në vendngjarje shkoi ambulanca dhe një helikopter, por shqiptari nuk mundi tu mbijetonte plagëve të marra.
Ndërkohë, autoritetet e vendit fqinj po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh