Italia ka barazuar menjëherë pas golit të kuqezinjve.
Bastoni ka vendosur baraspeshën, duke shënuar me kokë, pas një asisti të marrë nga Pellegrini.
Shqipëria sot ka nisur rrugëtimin në Euro 2024, përballë Italisë, në ndeshjen që luhet në stadiumin e Dortmund, “Signal Iduna Park”.
Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë.