Policia italiane ka shkatërruar bandën e hajdutëve shqiptarë të cilët operonin në zonën e Milanos. Banda e cila përbëhej nga katër persona prej kohësh ishin bërë rreziku kryesor i banorëve të Monzës, Varezes dhe Milanos.
Gjatë operacionit, porlicia ka vënë në pranga Nikolin Aldushin 27 vjeç, Kristian Tragaki 23 vjeç, Stilian Tryci 38 vjeç dhe Osvaldo Vukën 20 vjeç.