Shtatë fëmijë kanë mbetur të plagosur pas një sherri të ndodhur në qendrën e pritjes në Passo dell’Acquidotto, në lagjen Castelletto të Genovas.
Në përleshje janë përfshirë të paktën 20 të rinj me origjinë nga Shqipëria dhe Egjipti. Sipas mediave italiane, kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë italiane, pasi dëgjuan zhurmat.
Policia italiane ka bërë të mundur identifikimin e dhjetë prej tyre. Sipas informacioneve të karabinierëve, të rinjtë po përlesheshin me rripa, fikëse zjarri dhe hekura.
Ndërkohë që një pjesë e godinës u evakuua pasi u pushtua nga pluhuri i fikëseve të zjarrit që përdornin djemtë për t’u përballur me njëri-tjetrin. Gjatë përleshjes, të miturit kanë thyer xhamat dhe kanë goditur me shkelma mobiljet dhe dyert. Nuk dihen akoma arsyet e përleshjes midis të rinjve.