Autoritetet italiane kanë sekuestruar jahtin “Sheherazade”, që dyshohet se i përket presidentit rus Vladimir Putin. Jahti që ndodhet në portin Carrara ka një vlerë prej 700 milionë dollarësh dhe është i gjatë 140 metër.
Sekuestrimi i tij është në vazhdën e sanksioneve që perëndimi ka marr ndaj Rusisë dhe oligarkëve të saj, si kundërpërgjigje ndaj luftës në Ukrainë./Opinion.al