Një ngarkesë me pajisje mbrojtëse të dërguara nga Shqipëri është sekuestruar në portin e Ankonës.
Sipas autoriteteve italiane, pajisje mjekësore mbrojtëse të prodhuara bë Shqipëri ishin të falsifikuara. Pajisjet ishin nisur nga porti i Durrësit për një tregtar në Verona.
Ngarkesa prej 2 mijë e 300 veshje laboratorike dhe 10 mijë pajisje sanitare njëpërdorimshme të cilat shënonin në etiketë ‘’Made in Albania’’ janë bllokuar dhe më pas sekuestruar nga autoritetet doganore të Anconas. / Opinion.al