Ministria e shëndetësisë në Itali njoftoi për viktima nga COVID-19, një rënie kjo nga 66 vdekje të raportuara një ditë më parë. Ndërsa rastet e infektimeve pësuan një rritje të vogël nga 4,552 raste në 4,578 infektime.
Që nga shpërthimi i pandemisë, shkurtin e vitit të kaluar, Italia ka regjistruar 130,284 të vdekur të lidhura me COVID-19, duke u rënditur si vendi i dytë Evropë pas Britanisë për nga vdekjet dhe i nënti në shkallë botërore. Deri më sot, Italia ka njoftuar për 4.63 milionë raste infektimesh.
Spitalet italiane, pa llogaritur pacientët në repartet e urgjencës, kishin 3,958 të shtruar me koronavirus të shtunën, krahasuar me 3,989 një ditë më parë.
Pavionet e urgjencave pranuan 31 raste të reja të shtunën ndërsa të premten u shtruan 34 njerëz. Numri i përgjithshëm i pacinetëve në repartet e urgjencës ra në 519 nga 525 një ditë më parë.
Të premten, Italia kreu 355,933 teste për koronavirus, krahasuar me 284,579 një ditë më parë, thuhet në një njoftim të zyrtarëve të shëndetësisë.