Një shqiptar ka sulmuar të ish dashurën e tij mëngjesin e sotëm në rrugën “Nizza”, në Savona të Italisë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Raportohet se pas grindjeve, shqiptari e ka goditur gruan në fytyrë dhe trup.
Pasi ajo ra në tokë, ai kërkoi ndihmë. Vajza u dërgua në spital me autoambulancë.
Ndërkohë, shqiptari u largua nga vendngjarja para mbërritjes së policisë dhe është ende në kërkim.