Italia raporton sot 12 të vdekur si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Kjo e çon totalin e humbjeve të jetëve në 35.166. Një bilanc ky më i rëndë se dita e djeshme, kur viktimat ishin tetë.
Ndërkohë, të prekurit e rinj nga COVID-19 janë 159, një statistikë në ulje kjo nga ditët e kaluara. Gjithashtu ulje ka pësuar dhe numri i pacientëve të shtruar në terapi intensive.
Numri i të shëruarve ishte 129, për një total mbi 200 mijë që nga nisja e pandemisë./Opinion.al