Bota

Itali/Rekord infektimesh që nga 2 maji, mosha mesatare 32 vjeç  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:50 - 04/09/20 |
Opi Nion

11 viktima dhe 1.733 infektime të reja. Ka qenë ky bilanci i 24 orëve të fundit për koronavirusin në Itali. Shifrat janë rritur ndjeshëm në raport me një ditë më pare, kur ishin regjistruar 1.397 raste pozitive dhe 10 viktima. Kjo shifër shënon një rekord të ri që nga 2 Maji. Italia ka rritur edhe tamponët, me 21 mijë më shumë se dje duke kryer 113 mijë testime në 24 orë. Raportohet se janë shtuar edhe të shëruarit në 537 persona, ndërsa dje ishin 289.

Në Itali, ashtu si edhe në Europë dhe kudo në botë është verifikuar një ulje e ndjeshme e moshës së të infektuarve me Covid. Mosha mesatare e të diagnostikuarve gjatë javës së fundit në Itali ka qenë 32 vjeç, një rritje e lehtë krahasuar me javën e shkuar.

Qarkullimi viral ndodh me një frekuencë më të lartë tek të rinjtë edhe për shkak të hapjes së avancuar të aktiviteteve, vendeve të argëtimit dhe levizjes së tyre./Opinion.al

Pas