Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni

2025/01/29 at 9:07 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Itali: Prokuroria heton ndaj kryeministres Meloni

Prokuroria në Itali po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për rastin e lirimit të një drejtuesi të milicëve SDF nga Libia, i cili kërkohej në nivel ndërkombëtar.


Drejtësia italiane po heton ndaj kryeministres Giorgia Meloni për shkak të lirimit të diskutueshëm të një të akuzuari si kriminel lufte nga Libia në kërkim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Ndërkohë procesi ka nisur. Prokurorët po hetojnë edhe kundër ministrit të Drejtësisë, Carlo Nordio, ministrit të Brendshëm Matteo, Piantedosi dhe sekretarit të Shtetit për Shërbimet Sekrete, Alfredo Mantovano. Meloni deklaroi, se nuk është e detyruar të japë dorëheqjen. Fakti që ndaj saj po hetohet, nuk do të thotë se ajo është fajtore, dhe as se detyrimisht do të pasojë një padi zyrtare.

“Unë nuk lejoj të më bëjnë presion, nuk lejoj të më trembin, ndaj unë jam, le të themi, e padëshiruar për ata, që duan, që Italia të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë”, shkruan Meloni në Facebook.

Gjykata Penale Ndërkombëtare kërkon sqarim

Italia e ka lënë të lirë një të dyshuar për krime lufte dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare do të dijë, se përse Italia e ka lënë atë sërish të lirë. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon libianin për tortura dhe përdhunime. Fjala është për Osama Almasri Najeem, shef i policisë kriminale të Libisë dhe një ndër drejtuesit e burgut famëkeq të milicëve SDF të mbështetur nga qeveria në kryeqytetin Tripoli.

Trupa e milicëve, që vepron si një lloj policie ushtarake, akuzohet se gjatë luftës civile në Libi ka kryer një sërë mizorish. Urdhërarresti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare kundër Najeem bazohet në krime të kohëve të fundit dhe ndër të tjera me krime në burgjet e SDF. Gjykata Penale Ndërkombëtare e akuzon atë për krime çnjerëzore si vrasje, tortura dhe përdhunime të të burgosurve. Ky rast është mjaft delikat për qeverinë italiane. Më 19 janar, sipas një të dhëne nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, Najeem është arrestuar në Torino, por dy ditë më pas sërish është liruar dhe mënjehrë ka udhëtuar për në Tripoli, ku është pritur me brohoritje nga mbështetësit e tij.

Sipas disa njoftimeve në media për flurutimin e Najeem është përdorur një avion i shtetit italian. Si shtet që ka nënshkruar kontratën me Gjykatën Penale Ndërkombëtare Italia duhet t’i dorëzojë personat e dyshuar dhe në kërkim nga kjo gjykatë. Megjithatë qeveria në Romë mbështet truprojën bregdetare të Libisë, që të pengojë migrantët të nisen drejt Italisë. Një proces kundër Najeem në Gjykatën Penale Ndërkombëtare mund të hedhë dritë më shumë mbi atë, se çfarë ndodh në burgjet e SDF-së, ku mbahen edhe migrantë. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut akuzojnë Italinë, se përmes marrëveshjeve me qeverinë në Tripoli është bashkëpërgjegjëse për keqtrajtimet në burgjet libiane.

Tajani: Gjykata Penale Ndërkombëtare “nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës”

Ministri i Brendshëm, Piantedosi javën e kaluar tha, se Gjykata e Apelit në Romë udhëzoi lirimin e Najeem, pasi arrestimi i tij u konsiderua jo konform procedurës. Sipas Ministrisë së Brendshme Najeem u lirua, sepse policia lokale nuk pati informuar menjëherë Ministrinë e Drejtësisë për arrestimin – gjë që është e parashikuar në procedurë. Më pas Piantedosi ishte shprehur për Najeem për një “rrezikshmëri sociale”.

Për arsye të sigurisë shtetërore ai ka lëshuar urdhërin e dëbimit. Ndërsa ministri i Jashtëm Antonio Tajani ka deklaruar, se Gjykata Penale Ndërkombëtare “nuk është fjala e Zotit dhe as burimi i gjithë së vërtetës”. Edhe Italia është një vend sovran “dhe ne marrim vendimet tona”. Gjykata Penale Ndërkombëtare heton që prej luftës civile në Libi në vitin 2011 krimet e rënda në këtë vend. Sipas të dhënave të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, në valën e arrestimit që pritej i ishte kërkuar Italisë, që të vendoste kontak me gjykatën, në rast se do të kishte probleme me procesin e arrestimit, Por Najeem është liruar pa njoftuar ose konsultuar më parë Gjykatën Ndërkombëtare./DW



Ju sugjerojmë

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Rikthehet i nxehti afrikan, temperaturat do të shkojnë deri 43 gradë Celcius
Aktualitet

E Diela për plazh/ Temperaturat deri në 38 gradë, ja moti për sot

8 Qershor, 2025 8:38 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për sot, 8 Qershor 2025

8 Qershor, 2025 8:18 am
Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Para
Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi: BE po përgatit takim në nivel liderësh dhe propozim për të dyja palët

Qëlluan me armë drejt një makine dhe tentuan ta fshehin ngjarjen/ AMP arreston dy punonjës të policisë dhe shpall në kërkim një tjetër

Akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, “arrest shtëpie” për dy inspektorë të Policisë së Elbasanit

Palestinezët kthehen në Gazë, Trump këmbëngul për largimin e tyre

Palestinezët kthehen në Gazë, Trump këmbëngul për largimin e tyre
















TE FUNDIT

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
8 Qershor, 2025

Mes fokusit intensiv në përpjekjet e Bashkimit Evropian për të ulur importet e gazit dhe naftës ruse gjatë viteve të...

Lexo më shumë

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
8 Qershor, 2025

Seanca dëgjimore e miliarderit francez Pierre Édouard Stérin pritej me padurim. Pritej që ajo të zbulonte detaje të “një ekosistemi...

Lexo më shumë

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
8 Qershor, 2025

 “Një ndeshje e bukur, që mund ta kishim fituar!”- ky është reagimi i parë i Presidentit të Federatës Shqiptare të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
8 Qershor, 2025

Plagosje me armë zjarri në Tiranë, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com