Portieri i skuadrës italiane Modena, Riccardo Gagno, shënoi një gol të pabesueshëm në kohën shtesë, duke goditur topin nga zona e tij drejt e në rrjetën e skuadrës kundërshtare.
Në takimin e luajtur të shtunën në Serie C, kategorinë e tretë italiane, goli mori vlerë edhe më të madje, pasi jo vetëm i dha fitoren 2-1 skuadrës, por ishte një trepikësh tepër i vlefshëm për synimin e Modena-s për t’u ngjitur në Serie B.
Teksa ndeshja kundër Imolese-s dukej se do të shkonte drejt barazimit, 24-vjeçari gjuajti nga porta e tij dhe pasi topi u përplas para portierit kundërshtar, e kapërceu atë dhe përfundoi në rrjetë.