Rajoni

Itali/Planifikuan sulm terrorist,si stërvitej kosovari e përgatiste lëndën kimike



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 24/06/22 |
Opi Nion

Mediat italiane kanë publikuar pamje të operacionit, ku u ndaluan dy shtetas nga Kosova, një burrë dhe një grua që dyshohet se janë trajnuar për të kryer akte të dhunshme dhe kanë planifikuar të kryejnë një sulm me mjete shpërthyese në Itali, në emër të organizatës terroriste “Shteti Islamik” ISIS.

Në video shfaqen momentet e teksa i riu trajnohet dhe stërvitet si dhe kur përgatiste lëndët kimike.

Mediat italiane bënë të ditur se dy të rinjtë, të lindur në Itali nga familje me origjinë kosovare, prej kohësh kishin ndërmarrë një rrugë radikalizimi dhe trajnoheshin nga propaganda xhihadiste në internet.

Të dy personat janë vënë nën hetim nga drejtësia italiane për bashkëpunim me qëllim terrorizmi ose përmbysje të rendit demokratik, rekrutim dhe trajnim për qëllime terroriste, duke përfshirë edhe ato ndërkombëtare.

Burri dhe gruaja, u ndaluan më 15 qershor, pas urdhërit të lëshuar nga prokuroria e Trentos, ndërsa gjykata vendosi më 18 qershor masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Për burrin u edhe mbajtja e byzylykut elektronik.

Sipas hetuesve, dy të dyshuarit pasi të kryenin sulmin në Itali, do të arratiseshin drejt Afrikës, për t’iu bashkuar organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Gjatë operacionit u kryen disa kontrolle të cilat bënë të mundur sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe produkteve kimike për prodhimin e mjeteve shpërthyese, të cilat iu dorëzuan Grupit të Hetimeve Shkencore për hetime teknike.

Pas