Bota

Itali/Mjekëve iu injektohet ujë fiziologjik në vend të vaksinës anti-COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 22/01/21 |
Doriana Çepunaj

Disa punonjës të kujdesit shëndetësor, në spitalin Rovereto të rajonit të Trentos, në Itali gabimisht kanë marrë ujë fiziologjik (serum) në vend të vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer, raporton TG COM.

Më tej, mediat italiane shkruajnë se ngjarja mund të ketë përfshirë 12 persona, mjekë dhe infermierë të cilëve iu është injektuar uji fiziologjik. Ngatërresa dyshohet të jetë bërë në momentin e injektimit. Normalisht vaksina tretet në ujë fiziologjik dhe nga sa është verifikuar ka patur një këmbim të flakonëve.

Të gjithë personat që janë vaksinuar ditën që ndodhi ngjarja, janë telefonuar për t’iu nënshtruar testeve serologjike, pasi nëpërmjet testit është e mundur të verifikohet me siguri se kush ka marrë dozën e vaksinës dhe kush jo.

Mediat lokale italiane u përpoqën të kontaktojnë kompaninë shëndetësore për më shumë informacion, por nuk nuk kanë marrë përgjigje.

Gjithashtu, mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ndodhi më 15 janar. Por nuk është e qartë nëse është përsëritur më pas në ditë të tjera./Opinion.al

Pas