Autoritetet italiane bëjnë me dije se 27.354 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit. Këto të dhënë kanë dalë si rezultat i kryerjes së 152,663 tamponëve.
Po në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronavirusi 504 persona.
Lajmi i mirë është se janë regjistruar një numër i lartë pacientësh të shëruar. Janë 21,554 të shëruar më shumë se dje dhe numri i përgjithshëm i tyre ka arritur në 442, 364.
Ndërkohë, prej fillimit të pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali është 1,205,881, ndërsa i viktimave 45, 733./Opinion.al