Bota

Itali, mbi 100 mijë raste të reja dhe 223 të vdekur nga COVID


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:17 - 07/01/22 |
Opi Nion

Itali vijon të regjistroj shifra të larta të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19. Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108 304 raste të reja me Covid nga 492 172 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti bën të ditur se  gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 223 qytetarë, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 138.697. Ndërsa, gjatë ditës së sotme 27.582 njerëz u shëruan.

Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Itali janë 1499 pacientë në terapi intensive.

Italia ka shtrënguar masat gjatë ditëve të fundit, ndërsa varianti Omicron është dominues dhe ka rritur numrin e infeksioneve.

Pas