Itali vijon të regjistroj shifra të larta të rasteve të reja dhe viktimave nga COVID-19. Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 108 304 raste të reja me Covid nga 492 172 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti bën të ditur se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 223 qytetarë, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 138.697. Ndërsa, gjatë ditës së sotme 27.582 njerëz u shëruan.
Sipas buletinit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, në Itali janë 1499 pacientë në terapi intensive.
Italia ka shtrënguar masat gjatë ditëve të fundit, ndërsa varianti Omicron është dominues dhe ka rritur numrin e infeksioneve.