Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Itali/ “Lufta për territorin e drogës me atentate mes dy shqiptarëve mori fund”

2022/01/18 at 8:25 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Itali/ “Lufta për territorin e drogës me atentate mes dy shqiptarëve mori fund”

Një operacion masiv në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, i shtrirë nga Roma dhe Castelli Romani, parandaloi luftën për territorin e shpërndarjes së drogës. Prej vitesh ishin mjeti i vetëm armët për të hequr qafe rivalët. Një luftë e vërtetë mes dy grupeve italo-shqiptare, me drejtues nga njëra anë Ermal Arapajn të njohur me nofkën “Ufo” , e nga ana tjetër Elvis Demcen.


Vrasje të parandaluara falë arrestimeve, 27 prej të cilave të ekzekutuara mëngjesin e këtij 18 Janari, që nëse nuk do të ishin kryer, do ta kishin zgjeruar edhe më shumë listën e të “rënëve” nga lufta për drogën, pas atyre të Selavdi Shehajt, i njohur me nofkën “Simoncino”, edhe ky një shqiptar i vrarë në plazh në 2020-n, apo atë të Fabrizio Piscitelli-t, i njohur si “Diabolik” i vrarë në mes të ditës dhe që sipas hetimeve të fundit të karabinierëve, njeri shumë pranë Elvis Demces. Nga ana tjetër, raportet mes ish-kreut të ultrasve të Lazios “Irriducibili” dhe shqiptarëve, sipas hetuesve janë të njohura.

Operacioni i fundit u koordinua nën drejtimin e Antimafias dhe Prokurorisë së Romës. 27 personat që u arrestuan falë këtyre hetimeve kishin role të ndryshme dhe akuzohen për disa vepra të rënda penale si trafik droge të rënduar nga metodat mafioze, armëmbajtje, kanosje, zjarrvënie, pengmarrje etj. Krime që siç shkruajnë media italiane, flasin qartë për dhunën mes dy grupe, atij të Arapajt dhe Demces.

Kush janë Ermal Arapaj dhe Elvis Demce

Hetimet e kanë gjenezën shumë herët në kohë. Ato nisin më 27 Dhjetor të 2017-n, kur në Artena, gjendet i karbonizuar trupi i Cristian Di Lauro, i cili ishte zhdukur ditën e Krishtlindjes. Një vrasje brutale që i dha mundësinë karabinierëve të Frascati që të nisnin një seri hetimesh dhe të thelloheshin edhe më tej tek figura e Arapajt dhe sesi i kishte futur këmbët në një grup të mirëstrukturuar. Ndërsa Demce ra në radarët e hetuesve të Romës në Prill të 2020-s, menjëherë pasi doli nga burgu dhe u la në arrest shtëpie.

Hetimet të cilat zgjatën nga 2017 deri në 2020-n, bënë të mundur që autoritetet të binin në gjurmët e aktivitetit të pandërprerë të dy grupeve italo-shqiptare, “të cilët kishin një strukturë organizative solide dhe armë në dispozicionin e tyre”. Kundërshtarë të angazhuar në mënyrë të qëndrueshme në shpërndarjen e kokainës dhe hashashit.

Figura e Demces, që mbizotëronte në periferinë lindore të Prenestino-s, sipas hetuesve është në mënyrë të veçantë e spikatur. I konsideruar si pjesë e rrethit të Piscitelli-t, profili i tij është e një krimineli të rrezikshëm, i karakterizuar nga vullneti për të realizuar “me shpejtësi, nëpërmjet furnizimit me sasi të mëdha droge dhe marrjen e përfitimeve me mënyra të dhunshme”. Me pak fjalë, një kriminel i gatshëm për të bërë gjithçka. Emri i tij përfundoi në qendër të hetimeve për vrasjen e Federico Di Meo në 2013.

Rënia e Demces dhe dhuna që ushtronte për të mbledhur të përfitimet

Karizma dhe kalibri i tij i shtynë autoritetet që ta profilizonin atë më mirë. Kështu, më 27 Korrik të 2020-s dolën në dritë elementë të qartë të blerjes së një sasi të madhe lënde narkotike nga grupi i Demces. Drogë e cila u sekuestrua më pas më 7 Gusht të po atij viti, kur gjatë kontrollit të një Prosche Macan në të cilën ndodheshin 2 të rinj u gjetën në bagazh 90 kilogramë hashash. Një tregues ky, sipas hetuesve, të mundësisë që kishte ky grup për të lëvizur sasi të mëdha droge, që mundësonin po ashtu të ardhura të mëdha.

Por nuk ishte vetëm ky aktivitet që karakterizonte Demcen. Ai shquhej edhe për metodat e rënda mafioze që përdorte për të fituar terren nga grupet kundërshtare. Sipas akuzës, djemtë e Demces përdornin forcën për të zmbrapsur rivalët. Në një rast në San Basilio, banda e dhunshme e Demces mori peng dy vëllezër në një prej shesheve të shpërndarjes së drogës në Romë në mënyrën që të rikuperonin një sasi parash prej 100 mijë eurosh, që derivonte nga një sasi droge që nuk korrespondonte.

Grupi i Arapaj, mes Castelli dhe bregdetit të Pontino

Më në periferi, operonte grupi i Arapajt, që në Velletri kishin një bazë operative. Grupi kriminal akuzohet se e kryente aktivitetin kriminal të shpërndarjes së drogës me itinerare dhe dërgesa në shtëpi, në mënyrë që të shmangnin kontrollet. Hetimet zbuluan se grupi furnizohej me kokainë nga bashkëkombës shqiptarë në zonën e Porto San Elpidio, komunë në provincën e Fermo nelle Marche, ndërkohë që jashtë ishin të lidhur me grupet holandeze dhe kolumbiane. Një rrjet aktiv në Romë dhe provincë, pjesëtarët e të cilëve përdornin si shtëpitë ku banonin, ku fshihnin një pjesë të drogës që do t’ia dorëzonin klientëve, ashtu sikurse edhe garazhe si baza për aktivitetin e tyre kriminal.

Konflikti mes Arapajt dhe Demces

Arapaj e kishte provincën e rëndësishme. Ndërsa Demces nuk i mjaftonte Roma. Kjo ishte dhe arsyeja përse dyshja, dikur në paqe, nisën luftën mes tyre. Sipas hetimeve të karabinierëve, tensionet nisën kur Elvis Demce filloi të ‘reklamonte’ kontrollin e shesheve të shpërndarjes në Velletri, të drejtuara nga Ermal Arapaj, deri ditën kur Demce doli nga burgu. Bisedat e përgjuara konfirmuan urrejtjen e Demces për bashkëkombësin e tij, i cili pas arrestimit të tij kishte marrë menaxhimin, por pa i dhënë në këmbim asnjë të ardhur ekonomike.

Një fyerje kjo. Mungesa dëmshpërblimit bëri që Demçe të ndërmerrte një atentat ndaj rivalit të tij më 9 Korrik të 2020-s në komunën e Lanuvio. Një atentat që Arapaj arriti t’i shpëtonte duke qëlluar i pari atentatorin që Demce kishte porositur për eliminimin e tij. Ai e plagosi atë në këmbë. Mëngjesin e 5 Shtatorit 2020, grupi i Demces i vuri zjarrin një vile dhe makinave të Arapajt dhe partneres së tij në Velletri.

Një përshkallëzim i dhunshëm që e detyroi Arapajn të arratisej drejt Spanjës. Megjithatë pauza zgjati për një kohë të shkurtër. Aq sa në momentin që u rikthye në Itali, Arapaj kishte nisur të planifikonte në mënyrë të detajuar eliminimin e Demces. Një plan ky që dështoi nga hetimet e operacionit Alba Bianca, në 9 Shkurt të 2021-t, kur karabinierët e Latina vunë në pranga Arapajn. Pas arrestimit, autoritetet zhvilluan kontrolle në një banesë në Fermo ku jetonin Arapaj dhe partnerja. Aty u zbulua një pistoletë, një karikator, fishekë dhe një maskë silikoni me fytyrë mashkullore, të cilat hetuesit besojnë se do të përdoreshin për vrasjen e rivalit Elvis Demce.



Ju sugjerojmë

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
Kryesore

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

12 Dhjetor, 2025 9:08 am
Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
Aktualitet

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

12 Dhjetor, 2025 8:39 am
Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
Kryesore

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

12 Dhjetor, 2025 8:29 am
Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit
Bota

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

12 Dhjetor, 2025 8:08 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

12 Dhjetor, 2025 8:07 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

12 Dhjetor, 2025 8:06 am
Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli
Aktualitet

Kuvendi voton me 85 vota pro Endrit Shabanin për Avokat Populli

11 Dhjetor, 2025 10:52 pm
“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik
-U tha në Opinion

“Kam qenë edhe unë i armatosur”, Berisha tregon momentin me të vështirë në politik

11 Dhjetor, 2025 10:26 pm
Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore
-U tha në Opinion

Berisha zbulon takimin me Ramiz Alinë një ditë para demonstratës studentore

11 Dhjetor, 2025 10:07 pm
Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin
-U tha në Opinion

Berisha tregon se kur është takuar për herë të parë me Azem Hajdarin

11 Dhjetor, 2025 9:56 pm
Para
Zyrtari amerikan: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo çast

Zyrtari amerikan: Rusia mund ta pushtojë Ukrainën në çdo çast

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

Shqipëri, vazhdon emigracioni i pakontrolluar i të rinjve

Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit në kopsht

Edukatorja jep 2 versione për vdekjen e 3-vjeçarit në kopsht
















TE FUNDIT

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë

Me 81 vota, Parlamenti miraton buxhetin më të madh ndonjëherë
12 Dhjetor, 2025

Pas një muaj diskutime në komisionet parlamentare, buxheti i vitit 2026, u vulos me 81 vota pro dhe 16 kundër,...

Lexo më shumë

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani

Avokat i Popullit me firmat e PD dhe me votat e PS, reagon Endrit Shabani
12 Dhjetor, 2025

Endrit Shabani ka reaguar pasi u zgjodh Avokat i Popullit me votat e PS në parlament. Në një postim në...

Lexo më shumë

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare

Miratohet “paqja fiskale” në Kuvend, pavarësisht kundërshtive ndërkombëtare
12 Dhjetor, 2025

Pavarësisht kundërshtive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Bashkimi Evropian, socialistët i dhanë “ditën jeshile” projektligjit “Për...

Lexo më shumë

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit

Raporti i OBSH: Nuk ka lidhje midis vaksinave dhe autizmit
12 Dhjetor, 2025

Komiteti për sigurinë e vaksinave i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka konkluduar se nuk ekziston asnjë lidhje midis vaksinave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com