Policia italiane ka arrestuar ditën e sotme një shqiptar 38vjeçar, i dënuar me 7 vjet burg për grabitje me dhunë dhe rrëmbim personi.
Ai është Indrit Demiri, 38 vjeç nga Durrësi. Shqiptari ka marrë pjesë në disa grabitje në Itali dhe ka rrëmbyer edhe një person.
Demiri është dënuar nga Gjykata e Apelit të Ankonës për akuzat në mungesë.
Shqiptari u kap në një banesë bashkë me të vëllanë, të cilit iu gjet edhe 6 gramë kokainë.