Bota

Itali/ Humb jetën 2-vjeçari nga mbidoza e hashashit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:38 - 04/10/22 |
el ida

Një fëmijë 2-vjeç ka ndërruar jetë nga një mbidozë hashashi në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut, kur vogëlushi Nicolò Feltrin nga Longarone vdiq në spitalin në Pieve di Cadore, por shkaqet e vdekjes janë zbuluar së fundmi pas autopsisë së kryer.

Autopsia u krye nga mjeku ligjor Antonello Cirnelli, i caktuar nga Prokurori i Bellunos.

Nga analizat e flokëve janë gjetur gjurmë kokaine dhe heroine, por në trupin e fëmijës janë bërë analiza të tjera që kanë zbardhur përfundimisht shkaqet e vdekjes.

I vogli, ditën e ngjarjes ishte më babain e tij Diego, një druvar 43-vjeçar, nën hetim për vrasje. Nëna e foshnjës ishte në punë.

Sipas Corriere del Veneto, 43-vjeçari, babai i foshnjës ishte thirrur nga karabinierët për t’iu nënshtruar një testi flokësh. Por burri u paraqit në laboratorin tullac, duke anuluar kështu kërkesën e hetuesve të cilët po vijojnë hetimet për zbardhjen e  ngjarjes.

 

Pas