Aktualitet

Itali/Helikopteri zbulon plantacionin me marijuanë, në pranga 2 shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:02 - 09/09/22 |
Opi Nion

Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga karabinierët në Ailano, Caserta të Italisë pasi u kapën në një plantacion me marijuanë të fshehur mes lisave.

Operacioni u zhvillua nga karabinierët e Piedimonte Matese me ata të Departamentit Operativ të Komandës Krahinor dhe personelin e skuadrës të helikopterëve “Cacciatori Puglia”.

Mediat italiane bëjnë me dije se karabinierët e zbuluan plantacionin ku ishin kultivuar 500 bimë përmes vëzhgimit nga ajëri me helikopterëve.

Mësohet se, marjuana ishte mbjellë në një sipërfaqe prej rreth 1000 metrash katrorë, dhe ishte e rrethuar nga lisa të gjatë.

Ndërkohë, brenda një vile ngjitur me plantacionin, karabinierët gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marijuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje. Tre të arrestuarit përfunduan në burg./Opinion.al

Pas