Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Itali-Gjermani/ Statistikat dhe perplasja Muller-Immobile

2016/07/02 at 5:28 PM
në Sport
Kohë leximi: 6 min
A A
Itali-Gjermani/ Statistikat dhe perplasja Muller-Immobile

-Muller: Ata do të qajnë, Immobile: Gjermanët kanë qarë aq shumë herë nga ne saqë tani kërkojnë ti dalin të keqes përpara-


Një përballje historike, një përballje e dy skuadrave elitare të futbollit europian e botëror. Në fushë do të zbresin plot 8 kupa (4 Italia dhe 4 Gjermania) bote dhe 5 kupa Europe (4 Gjermania dhe 1 Italia). “Besoj në forcat tona. Deri më tani kemi luajtur një Europian fantastic dhe duam ta fitojmë këtë trofe”, këto janë fjalët e sulmuesit gjerman, Mario Gomez. Ai shprehet besimplotë për sfidën dhe nuk tutet përballë provokimit të gazetarëve, që vlerëosjnë se Italia ka treguar një forcë më të madhe se Italia. “Do të jetë një ndeshje mjaft emocionuese. Fitorja do të jetë e vështirë, por do tëë jetë nga krahu jonë”, ka thënë sulmuesi Fiorentinës.

Në konferencën për shtyp të Gjermanisë gjatë ditës së mëkurë është shfaqur mbrojtësi i sapotransferuar tek Bayern Munchen. “Jam shumë i impresionuar nga mbrojtësat e Italisë. Janë nga më të mirët në botë”. Sulmuesi tjetër, Thomas Muller nuk ka asnjë dyshim për ecurinë e gjermanëve. “Kemi treguar që jemi gati për çdo sfidë, dhe këto janë ato përballje që na emocionojnë më shumë. Sfidat me eliminim direktë kërkojnë përqendrim maksimal. Mbrojtja jonë është e bashkuar dhe gati për të përballuar çdo sulm”, tha Muller, i cili shtoi se sfida të shtunës nuk do të jetë e fundit për lojtarët e gjermanisë. Mullerit ju kujtuan dy humbjet e fundit me Italianë, në vitin 2006 dhe 2012, ku ishte dhe vetë në loja.

“Para katër vitesh mbeta shumë i zhgënjyer. Unë e nisa lojë nga stoli. Lotët e asaj mbrëmje janë shenjë krenarie, jo turpi. Jam i sigurtë se 2016-ta do të jetë një vit pa lot. Jam optimist dhe shoh se skuadra mund të rritet ende në aspektin professional dhe të rezultateve. Jam dakord me kolegun (Hummels), kur thotë se sfida do të jetë shumë e vështirë dhe nuk duhet të ketë asnjë neglizhim. Edhe pse unë jam i sigurtë se është një përballje mëse e kalueshme. Të gjithë janë duke folur për mbrojtjen e Italisë, që përbëhet nga blloku i Juventusit. Ne tek Bayern treugam se ditëm ta kalojmë atë mbrojtje”, tha Muller.

Edhe tranjeri Gjermanisë Joachim Loew, është besimplotë për vlerat e skuadrës së tij dhe shprehet se do të jenë kampionët e botës që do të marrin biletën për në gjysëm finale. “Kemi besim në kapacitetet tona. Në 2012-ën ishim ende pa eksperiencën e duhur, por në Brazil pësuam një hop cilësor, tani është moment të shtrimë forcën edhe në Europë. Në 2012-ën ishte Pirlo, të cilin kërkova ta fus në kafaz. Por, palni atë mbrëmje nuk funksionoj. Përgjegjësit ishin të gjitha të mijat. Ajo humbje ishte një ndihmesë e madhe për ne, pasi ajo mbrëmje na tregoi se duhet të jemi më me këmb në tokë dhe të dijmë të përdorim me mend forcat tona. Italia këtë vit nuk është ajo që jemi mësuar të shohim. Nuk ësht e fokalizuar e tëra në aspektin mbrojtës, edhe pse janë mjeshtra të mbylljes së hapësirave, duke i hapur problem dhe Spanjës. Unë kam një taktik tjetër dhe jam i sigurtë se do ja dalë me sukses. Nëse do zgjidhja një lojtarë të Italisë? Do thoja De Rossin, është mjaft i zgjuar, krijon ekuilibër tek skuadra. Ai është fortë edhe psikologjikisht, ehde pse tek Italia të gjithë janë të tillë.”, tha tekniku Loew, i cili nuk harroi të thoshte se kundra sulmi Italisë është “halli” më i madh që ka në përballjen e të shtunës.

Veç lojtarëve dhe stafit të Gjermanisë dhe prestigjozija Bild e jep të sigurtë fitoren e skuadrës së Loew, duke groposur përfundimisht Italinë. Sipas një artikulli të shkruar nga e përditshmja gjermane janë shtatë arsye të cilat konfirmojnë faktin se të shtunën Italia do të luaj ndeshjen e fundit në europianin e Francës. Mes këtyre shtatë pikave, sipas Bild është humbja e Juventusit përballë Bayernit, çka konfirmon se gjermanët janë më lart se italianët këtë sezon. Argumenti dytë është prezenca e Khediras në fushë, që njeh mjaft mirë mekanizmat e mbrojtjes së Juventusit, që është e njëjta me atë të Italisë. Ndërsa e fundit, nga argumentat është fakti se statistikat janë bërë për tu prishur. Pra humbjet e fundit të Gjermanisë ndaj Italisë tregojnë se skuadrës së drejtuar nga Loeë i ka ardhur moment të fitojë.

Përgjigja e mediave Italiane është me fakte, të cilat, siç shkruan “Sportmediaset” nuk shkruhen nga dora e atdhedashurisë.

Kështu Sportmediaset për të treguar se Italianët janë më në formë se Gjermanët marrin si fakt 11-en më të mirë të përcaktuar nga L’euqiep për turin e 1/16-ve, ku në formacion janë 4-ër Italian, duke nisur nga tranjeri, Antonio Conte, duke vijuar me portierin Gigi Buffon, më tej anësori majtë, Mattia De Sciglio dhe në fund sulmuesi Graziano Pelle. Katër pra, kunderjt dy gjermanëve, Boateng dhe Draxler. Të gjithë lojtarët e Italisë janë vlerësuar me notën 8, veç De Sicglio i cili është vlerësuar me shtatë. Ndër lojtarët më të mirë të gjithë sezonit të derimëtanishëm është vlerësuar mbrojtësi Chiellini, që vjen pas Hazard dhe Bale. Në formacionin më të mirë të turneut janë dhe Sigurdson i Islandës, teksa vlerësime maksimale ka marrë dhe kroati, Ivan Perisiç, një nga më të mirët e turneut. Italia ka zhvilluar të mërkurën seancën e parë stërvitore serioze, pas rekuperimit të forcave gjatë të martës. Në Montepellier të kaltërit kanë vlerësuar gjëndjen e skuadrës, ku në fushë nuk janë parë as De Rossi dhe as Antonio Candreva. Për të dytin pak shpresa për ta parë në fushë të shtunën. Në vend të Candrevas me shumë siguri në fushë do të jetë Sutraro, duke shtuar numrin e bardhezinjëve në fushë.

Në përfundim të seancës stërvitore në konferencën për shtyp kanë dalë tre sulmues, Florenzi, Immobile dhe Insigne. Në korë ato kanë theksuar se të kaltërit e kanë në histori fitoren ndaj Gjermanisë dhe tashmë duhet vetëm respektuar historia. “Kemi arritur në një pikë shumë të rëndësishme. Por tani kemi Everestin, tha Florenzi. Jemi një skuadër e përgatitur dhe duam të hyjmë në histori”, vijoi mesfushori me tipare sulmuese i Romës. “Në ndeshje si këto, ndaj Spanjës apo tani ndaj Gjermanisë nuk ka nevojë për motivim, lojtarët karikohen natyrshëm dhe janë gati të japin shpirtin në fushë. Kush bënë llogari se kush ka pushuar me shumë, kush është i dëmtuar apo kush ka më shumë lojtarë në dispozicion tregon se nga futbolli nuk di dhe frikësohet humbjes. Në Gjermani thonë që do dalim duke qarë, por e kanë si justifikim, pasi kanë qarë aq shumë herë, saqë kësaj rradhe i dalin përpara të keqes”, tha Immobile. Ai pranon se favorit janë Gjermanët, por kjo nuk do ti tremb aspak Italianët. “Ata janë kampionët e botës dhe njihen me njëri tjetrin prej vitesh tashmë. Kane nivel më të lartë besimi në vete dhe shënuan tre gola në ndeshjen e fundit. Por, ne mundëm Spanjën dhe duam të tregojmë se jemi të bashkuar dhe duam te mbetemi në histori. Kemi parë disa video të kundërshtarit. Jemi duke u përgatitur mirë dhe jemi me këmbë në tokë. Jemi duke analizuar pikat e tyre të dobëta dhe duam që fusha të flas me shumë se ne”, vijon Immobile.

Insinge nga krahu tjetër krahasohet me Paolo Rossin. “Këtë mund ta thonë gazetarët unë maksimumi jap të gjitëh çka kam për të dalë me kokën lart në fushë kur tranjeri më këkron”, tha sulmuesi Napolit. “Unë dua të jem deçiziv. Nëse me del një lëvizje e bukur. Nëse arrijë të shënojë një gol, do të ishte fantastike. Nuk dua të mendojë shumë, por të luaj e të jap kontributin tim në fushë”, tha ai. Insinge më tej tregon dhe një sekret. “Jemi të gjithë titular, kush në fushë e kush jashtë saj, duek dhënë zemrën për fitoren. Jemi të gjithë një trup, na ka thënë Konte, fitojmë bashkë e humbim bashkë”, vijoi ai. Bonuçi mbrojtësi bardhezi i Italisë tregon se BBC (Bonuçi-Barzagli dhe Chiellini), treshja që bënë të vuaj çdo sulmues nuk do të kishte kuptim pa kapitenin, dy herë kapitenin, Gianluigi Buffon. Siç shkruan në tëitter, Bonuçi, BBC, duhet të bëhet BBBC

Statistikat:

Italianët janë më rezultativë pas në tetë takime në fazën finale të aktiviteve ndërkombëtare ku nuk kanë asnjë humbje, ose më saktë 4 fitore dhe 4 barazime. Italia ia ka dalë me Gjermaninë në të gjitha ndeshjet me eliminim direkt, tre herë në Botëror dhe një herë në Europian, kjo ndodhi në Euro 2012 në gjysmëfinale.

Golat e Mario Balotelli larguan nga turneu përfaqësuesen gjermane edhe pse Mesut Ozil shënoi në fundin e takimit që u mbyll me rezultatin 2 – 1.

Por suksesi më i madh natyrisht është triumfi në finalen e Kupës së Botës të vitit 1982. Finalja e luajtur në Madrid përfundoi me rezultatin 3 – 1. Rossi, Tardelli e Altobelli e kthyen të pavlefshëm golin e Breitner.

Një goditje e rëndë për Gjermaninë ishte edhe eliminimi në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2006 në Dortmund. Skuadra gjermane u mund para publikut të saj me rezultatin 2 – 0. Grosso dhe Del Piero shënuan në çastet e fundit të pjesës së dytë shtesë./360gradë



Ju sugjerojmë

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”
Kryesore

Aksident para finishit, mbyllet etapa e parë e “Giro d’Italia”

9 Maj, 2025 5:32 pm
“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit
Sport

“Giro d’Italia” në Shqipëri, çiklistët drejt finishit

9 Maj, 2025 5:20 pm
FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit. Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës
Kryesore

FOTOT/ FSHF publikon pamjet e projektit. Ja si do duket stadiumi i ri i Kavajës

9 Maj, 2025 3:09 pm
Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Mbështesni Kombëtaren tonë
Kryesore

Euro U-17 në Tiranë, Presidenti Duka: Mbështesni Kombëtaren tonë

8 Maj, 2025 10:35 am
Giro d’Italia 2025 më 9 Maj në Tiranë, policia publikon planin e masave
Kryesore

Giro d’Italia 2025 më 9 Maj në Tiranë, policia publikon planin e masave

8 Maj, 2025 9:16 am
Përcaktohet sot finalisti i dytë në Champions League
Sport

Përcaktohet sot finalisti i dytë në Champions League

7 Maj, 2025 12:23 pm
VIDEO/ Momente paniku në Kosovë, sulmuesi pëson hemorragji të brendshme në kokë
Sport

VIDEO/ Momente paniku në Kosovë, sulmuesi pëson hemorragji të brendshme në kokë

6 Maj, 2025 8:05 pm
Para
Konferenca e Parisit: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta

Konferenca e Parisit: Ballkanit i bëhen premtime të dyshimta

De Biazi flet për Hysajn: Lojtar shumë i mirë, por…

De Biazi flet për Hysajn: Lojtar shumë i mirë, por…

Foto/ Benzema viziton Mekën

Foto/ Benzema viziton Mekën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!

KAS pranon kërkesën e PS-së: Nuk do të ketë veçim të votave të Greqisë!
13 Maj, 2025

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve në KQZ ka pranuar kërkesën e PS, duke vendosur kështu mosveçimin e votave të diasporës nga...

Lexo më shumë

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin

Merret peng 31-vjeçari, mbahet në makinë e dhunohet/ Policia arreston autorin
13 Maj, 2025

Një 31-vjeçar në Tiranë është marrë peng për disa orë në një makinë dhe është dhunuar. Si rezultat i veprimeve...

Lexo më shumë

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!

Partia ‘Mundësia’ denoncon: Po i shpallin të pavlefshme fletët e votimit nga ngjyra!
13 Maj, 2025

Një denoncim është raportuar ditën e sotme nga partia "Mundësia". Përmes një njoftimi, thuhet se në KZAZ 40, në Shkollën...

Lexo më shumë

A do të japë dorëheqjen? Kreu i PD, Berisha: Statuti do të respektohet, por..

“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
13 Maj, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike deklaroi se statuti i partisë për dorëheqjen e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com