Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Itali/ Giorgia Meloni me tone të buta dhe qeverisje të hekurt

2023/01/31 at 8:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Itali/ Giorgia Meloni me tone të buta dhe qeverisje të hekurt

Giorgia Meloni e paraqet veten në postin e kryeministres italiane si kujdestare e popullit. Por nuk duhet harruar se nga cili krah politik vjen ajo, thonë ekspertët.


Sa më pak gabime, mos rënia në sy për të keq, krijimi i një imazhi pozitiv, këto ishin lajtmotivet e kryeministres së re italiane Giorgia Meloni në 100 ditët e para të qeverisjes. Ose siç shprehet politologia nga Bolonja, Sofia Ventura: “Ishin njëqind ditët e para disi pa ngjyrë”. Deri më tani, thotë Ventura, Meloni nuk ka dhënë “iniciativa vërtet relevante”. Faza e parë u karakterizua nga shqetësimi i kryeministres për t’u paraqitur ndërkombëtarisht si një kryetare e besueshme e qeverisë. Dhe kështu për t’u ofruar kritikëve të tyre pak hapësirë për të sulmuar.

Para zgjedhjeve të shtatorit, revista “Stern” nën një fotografi me Melonin vinte titullin: “Gruaja më e rrezikshme në Europë”. Përhapja e frikës duket se është e rëndësishme për 46-vjeçaren. Kryetarja e parë e qeverisë europiane, e cila e ka nisur karrierën e saj politike në një parti neofashiste, nuk ka devijuar nga parimet e saj politike.

Toni familjar

Por Meloni përpiqet të paraqitet me një ton më të butë. Asnjë paraqitje si Donald Trumpi apo Jair Bolsonaro, në skenë paraqitet një grua që kujdeset për të tjerët. “Shënimet e Giorgias” quhet video-podkasti me të cilin Meloni ju flet njerëzve në vetën e parë që nga marrja e detyrës, me një ton të dashur, gjithmonë me fletoren e saj personale në dorë.

“Giorgia” shkruan në kopertinën e fletores së saj sikur të ishte një gocë e re. Meloni thotë se nuk e ka problem fare që njerëzve t’ua “shpjegojë vendimet e saj”. Për këtë arsye vendosi të hapë fletoren e saj dhe të flasë për punën e qeverisë në 100 ditëshin e parë të qeverisjes. Pavarësisht gjesteve të tilla, politologia Ventura thotë: Askush nuk duhet të harrojë se nga cili krah politik vjen Meloni. Është shumë herët për ta gjykuar atë si kryetare të qeverisë. Edhe më tej duhet të thuhet se: “Giorgia Meloni nuk ka kulturë liberale, dhe për këtë nuk ka asnjë fije dyshimi.”

Mungesa e kompetencës

Ajo që shqetëson edhe më shumë është se qeverisë së saj i mungon “kompetenca dhe një projekt për rimëkëmbjen e vendit”, thotë Ventura. Sipas profesores nga Bolonja, edhe perspektiva e reformës kushtetuese është shkak për shqetësim, sepse po e ndryshon vendin. Meloni ka deklaruar se dëshiron ta bëjë Italinë një republikë presidenciale dhe të bashkojë më shumë pushtet politik në një dorë. Është një projekt i vjetër shumë i preferuar i së djathtës italiane. Përveç kësaj, ekziston një politikë tatimore që lehtëson në mënyrë specifike grupe të caktuara, si një gjest për votuesit e rregullt të krahut të djathtë.

Meloni po heq gradualisht ndihmat sociale, ndërsa kur bëhet fjalë për politikën e migracionit, qeveria e saj po vështirëson përmes dekreteve punën e shpëtimit të refugjatëve nga organizatat joqeveritare në Mesdhe. Profesori i njohur Michele Prospero thotë se edhe më e keqe se vetë vendimet janë përpjekjet e qeverisë për ndryshimin e kulturës politike. Për shembull, kur Meloni tani si kryeministre mbron tezën se partia e saj neofashiste, MSI, ishte një shtyllë e demokracisë italiane. Ose kur ajo e bën një burrë që me krenari mban statujën e Musolinit në dhomën e ndenjjes, president të Senaitit – Ignazio La Russa. Sipas Prosperos, këto janë mesazhe politike që sinjalizojnë: “Tradita nuk do të mohohet”.

Kryesisht i padukshëm në politikën e jashtme

Qeveria përpiqet të krijojë përshtypje në qarqet ndërkombëtare se në këtë vend nuk po merren vendime të natyrës autoritare. “Por personalitete si La Russa dërgojnë sinjalin se përfaqësuesit institucionalë tani garantojnë gjithashtu se identiteti është një pikë referimi,” thotë Prospero. Sipas filozofit të majtë, pjesë e kësaj kthese kulturore është se Meloni po godet gjoja manifestimet ilegale, e njëkohësisht lejon demonstratat e fashistëve të vjetër dhe të rinj. Deri më tani, Meloni ka qenë kryesisht e padukshme dhe bashkëpunuese në fushën politikës së jashtme evropiane, përfshirë edhe mbështetjen për Ukrainën.

Roma po kërkon gjithashtu me përkushtim dialogun me Brukselin për politikën buxhetore. Italia është e varur nga miliardat e premtuara nga Bashkimi Evropian nga fondi i ndihmës për post-koronan. Me stilin e saj politik në fazën fillestare, Meloni ka pasur sukses në Itali. Sipas një sondazhi të publikuar pak ditë më parë, 53 për qind e italianëve thonë se qeveria Meloni ka përmbushur e madje edhe ka tejkaluar pritshmëritë.

Por partia Fratelli d’Italia e Melonit ka pësuar rënie për shkak të mosmarrëveshjes për rritjen e çmimit të benzinës. Megjithatë, kjo parti e krahut të djathtë mbetet edhe më tej forca më e madhe në Itali me mbi 30 për qind. Është gjithashtu e pazakonshme për Italinë që gjërat mbeten kryesisht të qeta në koalicionin e krahut të djathtë. Madje edhe meshkujt e këtij krahu politik, si Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi kanë heshtur. Meloni, e cila nga jashtë është e shoqërueshme, drejton koalicionin e saj qeveritar brenda vendit me një dorë të hekurt./ DW



Ju sugjerojmë

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
Bota

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

23 Janar, 2026 10:24 pm
E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
Aktualitet

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

23 Janar, 2026 9:06 pm
Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
Bota

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

23 Janar, 2026 8:28 pm
Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
Politikë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

23 Janar, 2026 7:32 pm
Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh
Kryesore

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

23 Janar, 2026 7:21 pm
Agjentët e emigracionit në SHBA arrestojnë 5-vjeçarin në Minesota
Bota

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fëmijën në të ftohtë, ne ndaluam…

23 Janar, 2026 7:14 pm
Pse Hungaria po forcon lidhjet me Rusinë dhe Kinën?
Bota

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

23 Janar, 2026 6:21 pm
TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA
Bota

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

23 Janar, 2026 5:11 pm
Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën
Bota

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

23 Janar, 2026 3:49 pm
Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë
Bota

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

23 Janar, 2026 3:07 pm
Para
Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

Lufta kundër korrupsionit, Shqipëria asnjë përparim

Dyshohet se përdoren nga grupet kriminale, çmontohen 155 kamera në Tiranë

Dyshohet se përdoren nga grupet kriminale, çmontohen 155 kamera në Tiranë

Përmbytjet në Shkodër, 1020 hektarë tokë mbeten nën ujë

Përmbytjet në Shkodër, 1020 hektarë tokë mbeten nën ujë
















TE FUNDIT

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente
23 Janar, 2026

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më...

Lexo më shumë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë

E dënuar në Greqi, Irena Gjoka letër KLGJ-së: S’jam njoftuar për diçka të tillë
23 Janar, 2026

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u...

Lexo më shumë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë
23 Janar, 2026

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata...

Lexo më shumë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë

Djali i Olldashit-Berishës: Ata që flasin në foltore janë “tapë”, s’dinë ç’thonë
23 Janar, 2026

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com