Kronikë

Itali/ Familja shqiptare nën hetim, vodhi 145 mijë euro nga kartat e klientëve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:25 - 14/12/22 |
Opi Nion

Një familje hotelierësh me origjinë shqiptare, babë, nënë e bir, janë futur në telashe me drejtësinë italiane.

Ata janë vënë nën hetim nga Guardia di Finanza e Riminit me akuzën e mashtrimit të klientëve të hotelit që drejtonin.

Nëpërmjet hotelit familja shqiptare klononte kartat e klientëve për t’i përdorur dhe paguar faturat e tyre.

Janë rreth 145 mijë euro të përfituara nga tre të dyshuarit që lidhen me përdorimin e padrejtë dhe falsifikimin e instrumenteve të pagesave të klientëve.

Hetimet paraprake thonë se dy prindërit dhe djali i tyre, i cili administronte një hotel në vitin 2021,  kishin vjedhur të dhënat e kartës së kreditit dhe ATM me të cilat klientët kishin paguar për qëndrimet e tyre, duke i përdorur ato për të kryer 150 transaksione të paautorizuara.

Hetimi nisi nga ankesat e shumta nga vende të ndryshme të Italisë nga turistë të cilët pasi kishin qëndruar në Rimini, vunë re tarifa anormale në kartat e tyre.

Pas