Bota

Itali/ Emigranti plagos me thikë 5 pasagjerë në autobus, mes tyre 1 fëmijë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:08 - 12/09/21 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Një person ka sulmuar me thike dy punonjëse brenda një autobusi.

Burrit, emigrant me origjinë somaleze, iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, ndërsa ai u përgjigj duke nxjerrë thikën dhe duke goditur dy punonjëset e kontrollit.

Ansa.it raporton se gjatë kohës që po ndiqej nga policia, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë.

Megjithatë, pas disa minutash emigranti u neutralizua nga policia. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al

Pas