Një çift shqiptar u kap në Milano me sasi të madhe droge. Gjatë kontrollit në banesë dhe garazhet e makinave në lagjen “Niguarda” të qytetit të Milanos, policia gjeti dhe sekuestroi 122 kg marijuanë, 4 kg kokainë, 132 gram hashash, një pistoletë me 46 plumba dhe 10 mijë euro (cash). Po kështu u sekuestruan 3 makinat e çiftit shqiptar dhe telefonat celularë. Emrat e tyre ende nuk janë publikuar pasi vazhdojnë hetimet për të kapur bashkëpunëtorët në trafikun e drogës.