Një shqiptar 51 vjeçar, që ishte shpallur në kërkim prej vitesh ka rënë në prangat e policisë italiane.
Shtetasi ishte dënuar me 20 vjet burg, për drogë, trafik armësh dhe pjesëmarrje në organizatë mafioze.
Altin Tola me origjinë nga Durrësi i kishte kryer këto krime mes Shqipërisë e Milanos.
Ai u arrestua një kontrolli të forcave të policisë për persona të kërkuar, teksa shfaqi nervozizëm para policëve, kur ata hynë në lokal për kontroll.
Pasi ra në sy dhe u mbajt për disa kohë nën vëzhgim, shqiptari, hyri në tualet për tu fshehur por nuk ia doli të largohej.
Gjatë kontrollit të dokumenteve ai rezultoi me identitet fals.