Bota

Itali/Arrestohet bosi i “Ndrangheta”,një nga 100 personat më të rrezikshëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:24 - 29/01/21 |
Semiljana Azizi

Autoritetet policore në Itali kanë njoftuar se kanë arritur të arrestojnë bosin e ‘Ndrangheta” Domenico Cracolici.

Sipas mediave italiane njoftohet se ai ishte pjesë e listës së 100 personave të arratisur  më të rrezikshëm në Itali.

Bëhet me dije se Domenico Cracolici u arrestua në një vilë të izoluar në fshatin Maida nga karabinierët dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia, së bashku me personelin e skuadronës së helikopterëve të gjuetarëve Calabria Carabinieri.

Cracolici i kishte shpëtuar policisë më 19 dhjetor 2019 gjatë operacionit “Rinascita-Scott”. Ai u përfshi në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm në Itali. Mediat italiane shkruajnë se bosi i mafias u dërgua në burgun Vibo Valentia./Opinion.al

Video

Pas