Bota

Itali/ 837 të vdekur brenda 24 orëve, mbi 12 mijë viktima nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:15 - 31/03/20 |
Opi Nion

Koronavirusi vijon të shkaktoj viktima në Itali. Sipas të dhënave, Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 837 viktima me Covid 19, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 12428.

Numri i personave të infektuar është 105 792. Janë 4053 më shumë se një ditë më parë. Pacientët e shëruar kanë arritur sot në 15 729 e janë 1109 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në repartet e terapisë intesive po kurohen 4023 pacientë e janë 42 pacientë të rinj të shtruar gjatë 24 orëve të fundit. Në strukturat spitalore po kurohen 28 192 e 45 420 në kushte shtëpie.

Në rajonin e Lombardisë nurmi i viktimave ka arritur në total në 7199 e janë 381 më shumë se një ditë më parë, ndërsa numri i pacientëve në 43 208.

Në Itali janë kryer deri më sot 506 968 tampone. Në rajonin e Lazios janë regjistruar deri më sot 162 viktima e 3095 të infektuar. Rajoni i Milises ka numrin më të ulët të personave të infektuar, 144 e 9 viktima./ Opinion.al

Pas