Gjatë 24 orëve të fundit në Itali, kanë humbur jetën nga koronavirusi 766 persona. Ndërkohë, numri total i viktimave ka arritur në 14 681 e të infektuarit më 119 827.
Numri i pacientëve që po kurohen në repartet e terapive intesive apo në strukturat spitalore po shkon drejt reduktimin ditë pas dite në krahasim me shifrat gjatë 24 orëve në ditët e mëparshme. Dhe numri i pacientëve të shëruar rritet ditë pas dite duke arritur më 19 659 e gjatë 24 orëve të fundit kemi 1480 pacientë të shëruar.
Personat në terapi intesvie janë 4068, në struktura spitalore 28 741 e në kushte shtëpie 52 579.
Rajoni i Lombardisë ka shënuar deri më sot 8311 viktima e 351 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit e numri i të infektuarve ka arritur më 47 520. Deri më sot në këtë rajon janë shëruar 13020 pacientë. Italia ka kryer 619 849 tampone.
Kreu i agjencisë së Mbrojtjes Civile, Angelo Borrelli u shpreh se; “Bllokimi kombëtar i lëvizjes në Itali, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, me shumë mundësi do të zgjasë përtej ditëve të para të muajit maj”.
Në fillim të kësaj jave qeveria zgjati afatin e gjendjes së karantinës deri më 13 prill dhe kjo nënkupton ndalime të lëvizjes dhe mbylljen e dyqaneve dhe aktiviteteve që nuk konsiderohen si të domosdoshme në këto kohë./ Opinion.al