Vijon të rritet numri i viktimave dhe i personave të infektuar me COVID-19 në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë nme dije se 71 qytetarë kanë humbur jetën nga COVID-19.
Po gjatë këtij harku kohor, janë regjistruar 4,720 raste të reja nga 318,865 testime të kryera. Ndërkohë, mësohet se 6 877 qytetarë kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm.
Aktualisht në Itali, 563 pacientë vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në kujdesin intensiv. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në Itali ka shkuar në 4,579,502 qytetarë nga të cilët kanë humbur jetën 129,638 pacientë./ Opinion.al