Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës (11 mars) në Itali, ku si pasojë ka humbur jetën një 65-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave italiane, mësohet se aksident rrugor ndodhi rreth orës 15:00, në autostradën A28, midis Azzano Decimo dhe Villotta.
Mësohet se 65-vjeçari Xhavit Halilaj, ndërroi jetë pasi u përplas nga një kamion.
Sipas një rikonstruksioni fillestar të fakteve, Halilaj i cili punonte për një kompani në San Vendemiano, kishte ndaluar me kamionçinën e tij në korsinë e emergjencës së bashku me një makinë tjetër.
Dy shoferët kanë qenë jashtë makinave për të kontrolluar një problem që kishin, kur një kamion ka ardhur në drejtimin e tyre duke i goditur.
Nga forca e goditjes viktima ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur./Opinion.al