Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar bilancin e 24 orëve të viktimave dhe rasteve me COVID-19.
Sipas të dhënave, sot në Itali kanë humbur jetën 401 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 23,832 raste të reja.
Në 24 orët e fundit janë shtruar në kujdesin intensiv dhe 23 persona të tjerë. Shkalla e pozitivitetit me COVID-19 është 6.7%.
Lombardia mbetet rajoni me më shumë raste në të gjithë Italinë, ku vetëm sot u shënuan 4810 raste të reja./Opinion.al