12.074 mijë raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Itali nga 294.411 tamponë të kryer.
Në njoftimin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se 369 persona humbën betejën me virusin ndërsa të shëruarit janë 16.519.
Vijon të ketë ulje të pacientëve të shtruar në terapitë intensive dhe repartet e tjera Covid. Lombardia vijon të jetë ende rajoni më i goditur.
Sipas të dhënave niveli i infektueshmërisë është rritur në 4.1% nga 3.9% që ishte një ditë më parë.