Bota

Itali/ 258 viktima nga koronavirusi, ulen rastet e reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:19 - 15/02/21 |
Opi Nion

Janë ulur rastet e reja me COVID-19 në Itali. Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka regjistruar 7,351 raste të reja me koronavirus, një ulje e ndjeshme krahasuar me mbi 11 mijë raste që ishin një ditë më parë. Rastet e reja vinë nga 179,278 testime.

Autoritetet e shëndetit gjithashtu kanë raportuar 258 vdekje, për një total prej 93,835 viktimash që nga nisja e pandemisë.

Për shkak të variantit të ri të koronavirusit, Italia vijon të jetë nën masa të rrepta sigurie. Kështu kalimi nga një rajon në tjetrin mbetet i ndaluar deri më 25 shkurt, ndërkohë që rajone si Toskana, Abruzzo dhe Liguria, kalojnë në “zona portokalli”, me masa më të kufizuara, që parashikon ndër të tjerat mbylljen e restoranteve.

Pas