Italia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 19,978 raste të reja me Covid, ndërkohë që 483 persona kanë ndërruar jetë. Autoritetet raportojnë se janë regjistruar 17 040 persona të shëruar, ndërkohë që shkalla e pozitivitetit të testimeve është 11.6%.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2,257,866 mes të cilëve kanë humbur jetën 78,394 persona./Opinion.al