Policia italiane e Bolonjës ka goditur një rast të trafikut të sasive të konsiderueshme të drogës gjatë orëve të fundit.
Skuadra operacionale njoftoi se prangosur një 52-vjeçar shqiptar, i cili po fshihte 15 kg drogë lëndë narkotike në një apartament në ‘Via Bigari’. Ndërhyrja erdhi pas informacioneve për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit në zonë dhe të dhënave se ai posedonte lëndën narkotike në banesë.
Kontrollet e oficerëve i çuan brenda frigoriferit të të dyshuarit, ku u gjetën të fshehura 25 pako celofani që përmbanin hashash dhe 5 të tjera që përmbanin marihuanë, me një peshë totale prej afërsisht 15 kilogramësh.
Shqiptari u arrestua me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve dhe u dërgua në Burgun e Dozzës, në pritje të një seance dëgjimore për dënimin.