Bota

Itali/ 149 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:02 - 19/05/21 |
Opi Nion

Italia vijon të raportojë shifra të larta të viktimave dhe rasteve me COVID-19.

Autoritetet shëndetësore deklarojnë se në 24 orët e fundit në këtë shtet janë shënuar 5,506 raste të reja nga 287,256 testime të kryera. Një ditë më parë ishin 4,452 raste pozitive nga 262,864 teste.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orët e fundit janë shënuar 149 vdekje. Numri i viktimave është ulur krahasuar me një ditë më parë, ku u konfirmuan 201 të vdekur. Indeksi i pozitivitetit është në 1.9%. / Opinion.al

Pas