Vijon të rritet numri i viktimave dhe i rasteve të reja me COVID-19 në Itali. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve, në Itali kanë humbur jetën 146 qytetarë.
Po gjatë, këtij harku kohor Italia ka regjistruar 36,293 të infektuar nga 779,303 teste të kryera, ndërsa një ditë më parë u konfirmuan 30,798 raste pozitive nga 851,865 teste të kryera.
Itali ka shtuar masat kufizuese për shkak të përhapjes së varianteve të reja të koronavirusit./Opinion.al