Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ismail Qemali: Rikthimi i Kushtetutës nga Sulltani, një fakt që do zgjasë

2019/12/24 at 11:59 AM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ismail Qemali: Rikthimi i Kushtetutës nga Sulltani, një fakt që do zgjasë

Nga Aurenc Bebja, Francë

“L’Écho de Paris” ka botuar, të mërkurën e 29 korrikut 1908, në faqen n°3, mendimin e Ismail Qemalit mbi rikthimin e Kushtetutës nga Sulltani, dhënë asokohe, në Paris, korrespondentit të “Journal de Genève”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Intervistë e Ismail Qemal beut

Kushtetuta do të zgjasë

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

Gjenevë, 28 korrik.

Korrespondenti në Paris i “Journal de Genève” intervistoi Ismail Qemal beun, i cili ishte sekretari i Mithatit gjatë kohës së revolucionit të parë në Turqi dhe tendencat liberale i kanë dhënë atij një vlerësim të lartë që ende vazhdon ta ketë.

Ismail Qemal beu bëri deklaratat e mëposhtme :

“Tashmë, Kushtetuta është një fakt dhe një fakt që do të zgjasë. Do të jetë e pamundur të formohet një parti kundër regjimit të rivendosur kushtetues. Ne nuk do të shqetësohemi më nëse ju i përkisni Partisë së Vjetër Turke ose Partisë së Re Turke, nëse jeni ndjekës të Kuranit ose të Ungjillit. E kaluara e tmerrshme, ku urrejtjet ndaj racave çuan në masakrat mes vëllezërve, u mbyll përfundimisht. Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar në sinqeritetin e tanishëm të Sulltanit.

Tridhjetë e dy vjet më parë, ai shkatërroi Kushtetutën, pasi e kishte vetëshpallur, por kohët kanë ndryshuar dhe sovrani tani e di se nëse do të dëshironte të merrte përsëri atë që sapo dha, ai do të rrezikonte fronin e tij. Ai e ka kuptuar rrezikun dhe nuk mund të harrojë në të ardhmen se nëse dëshiron të marrë përsëri atë që populli mori prej tij, rreziku do të bëhej sërish kërcënues.

Populli turk nuk është më i njëjtë me atë të 30 viteve më parë : ai ka mësuar shumë dhe nuk do të udhëhiqet më si në të kaluarën.

Detyra e të gjithë patriotëve turq është të ndihmojnë në punën rigjeneruese. Meqenëse Sulltani po fillon në rrugën e duhur të reformës, ata duhet të grupohen rreth tij për ta ndihmuar atë që t’i shkojmë deri në fund.

Nëse Patriotët dhe Liberalët nuk pranojnë të mbështesin Sulltanin, tani që ai riktheu Kushtetutën, ose dyshojnë në besnikërinë e tij, ata thjesht do t’u shërbenin interesave të të gjithë partizanëve të regjimit të vjetër aristokratik, duke e bërë sovranin të besojë se, në mesin e konstitucionalistëve, ka vetëm armiq.

Pra, e përsëris, vetëm duke dëshmuar besimin tonë të plotë ndaj sovranit, ne do të jemi në gjendje të arrijmë të gjitha modifikimet e nevojshme.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/ismail-qemali-korrespondetit-te-journal-de-geneve-ne-paris-rikthimi-i-kushtetutes-nga-sulltani-eshte-nje-fakt-qe-do-te-zgjase/

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Aktualitet

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

8 Shkurt, 2026 9:03 pm
Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
Bota

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

8 Shkurt, 2026 7:41 pm
Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
Bota

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

8 Shkurt, 2026 5:42 pm
101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën
Bota

101 dronë rusë sulmojnë Ukrainën

8 Shkurt, 2026 4:06 pm
Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja
Aktualitet

Si nisi konflikti ku u dhunua avokati i Ilir Metës,policia zbulon detaje nga ngjarja

8 Shkurt, 2026 3:58 pm
Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Para
“Rruga për zgjidhjen e krizës”,videomesazh i Bashës pas vizitës në Thumanë

"Rruga për zgjidhjen e krizës",videomesazh i Bashës pas vizitës në Thumanë

Dashuria nuk ka qëllime. Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë

Dashuria nuk ka qëllime. Preç Zogaj “zgjohet” vrullshëm në prozë

Dritëhijet e projektit të ri të Unazës

Si e nxorri INSTAT, Shqipërinë më të pasur se Rumania dhe Serbia

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
8 Shkurt, 2026

Një fotografi e re e publikuar nga dosjet e Jeffrey Epstein ka rikthyer në vëmendje lidhjet e tij me disa...

Lexo më shumë

Dhunimi i avokatit Kujtim Cakrani në Vlorë, Berisha: Një akt kriminal shtetëror

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
8 Shkurt, 2026

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Vlorë, ku u dhunua avokati i ish-presidentit...

Lexo më shumë

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona

Francë/ Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare, në pranga 5 persona
8 Shkurt, 2026

Autoritetet franceze kanë arrestuar pesë persona pasi një gjyqtare dhe nëna e saj u rrëmbyen dhe u mbajtën peng për...

Lexo më shumë

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe

Izraeli paralajmëron Trump:Mund të veprojmë edhe vetëm nëse Irani kalon vijën e kuqe
8 Shkurt, 2026

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes izraelite i kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuara se programi iranian i raketave balistike përbën një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com