Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ismail Kadare feston ditëlindjen e 83-të

2019/01/28 at 5:02 PM
në -Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotolajm/ Ky është djepi ku u përkund shkrimtari Kadare

Sot feston ditëlindjen e 83-të Ismail Kadare, një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë bashkëkohore shqipe.  Ismail Kadare është autor i shumë veprave në poezi e prozë, fitues i shumë çmimeve kombëtare e ndërkombëtare, kandidat i çmimit Nobel për shumë vite me radhë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Moralea.


Ai është i martuar me Helena Kadaren, ndërsa ndan jetën mes Francës dhe Shqipërisë. Kadare vendosi të largohej drejt Parisit në vjeshtën e viti 1990. Shkrimtari në atë kohë e përligji këtë largim me “mungesën e ndryshimeve demokratike”.

Autor i veprave të njohura ndërkombëtarisht si “Dimri i Vetmisë së Madhe”,”Kronikë në Gur”, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Vit i Mbrapshtë”, “Koncert në fund të dimrit”, “Përbindëshi”, “Nata me hënë” : “Kështjella”, “ “Ura me tri harqe”, “Prilli i thyer”, “Dosja H”, “Piramida”, “Pallati i ëndrrave”, e shumë të tjera.

Vepra këto që kanë arritur një numër rekord përkthimesh në 45 gjuhë të botës duke e bërë kështu historinë e kulturën e Shqipërisë të njohur përtej kufijve. Edhe pse krijoi një vepër me karakter universal, rrënjët i ka thellë në tokën shqiptare.

Në vitin 1992 u vlerësua me “Prix Mondial Cino Del Duca” e në vitin 2005 fitoi çmimin “Man Booker International Prize” ku ishte i nominuar bashkë me shkrimtarë tjerë të mëdhenj, duke përfshirë nobelistë si Günter Grass, Garbiel Garcia Marquez, Kenzaburo Oe etj.

Kryetari i jurisë e arsyetoi vendimin për t’i dhënë çmimin Kadaresë me fjalët:

“Ismail Kadare është një shkrimtar që hedh në hartë një kulturë të tërë: historinë e saj, dëshirën, folklorin, politikën, fatkeqsitë. Ai është një shkrimtar universal me traditë rrëfimi që shkon deri tek Homeri”

Në vitin 2009 u nderua me çmimin spanjoll ”Princi Asturias” çmimi më i rëndësishëm letrar në vendet spanjolle, dhe një nga çmimet letrare më prestigjoze në botë.

Ndërsa në vitin 2010 Ismail Kadare nderohet në Itali me çmimin “Lerici Pea”.

“Dhënia e cmimit Lerici Pea 2010 autorit Kadare, nënkupton rolin e poezisë dhe letërsisë si instrument lirie, duke u bërë mbështetje për të gjithë njerëzit e botës, të cilëve iu mohoen liritë themelore”, shkruhet në motivimin e çmimit.

Ismail Kadare është dekoruar gjithashtu nga institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.

Vitin e kaluar ai u shpall fitues i çmimit ‘Nonino 2018’. I mbajtur për të 43-it vit rradhazi në Udine, ‘Nonino 2018’ është një çmim i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e autorizuar nga Nobel.

Kadare konsiderohet si një nga shkrimtarët dhe intelektualët më të shquar evropianë të shekullit të 20-të, si dhe një zë universal kundër totalitarizmit, i cili në veprat e tij në mënyrë të qëllimshme u shmang nga realizmi socialist./E.M

Etiketa: çmimeditelindjeKadare


Ju sugjerojmë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit
-Kulturë

Vendbanimi palafit më i vjetër në Evropë, shtohen turistët në fshatin e Linit

16 Gusht, 2025 10:09 pm
Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare
-Kulturë

Revista amerikane (1920) / Armëpushimi falë “Besës” shqiptare

5 Gusht, 2025 10:32 am
Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller
-Kulturë

Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller

2 Gusht, 2025 10:13 am
The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova
-Kulturë

The Horn Book/ Elizabeth Miller: Zbulimi im i Shqipërisë dhe fëmijët që ndihmova

30 Korrik, 2025 10:00 am
Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!
-Kulturë

Rituali i dollisë/ Gonxhja: Pasuri Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore!

21 Korrik, 2025 2:56 pm
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë
-Kulturë

Një homazh për mjeshtrin e madh: “Requiem për skulptorin Agim Rada” vjen premierë

25 Maj, 2025 7:39 pm
Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga
-Kulturë

Nasze Zycie (1939)/ Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

25 Maj, 2025 3:30 pm
Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë
-Kulturë

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet në vendin e tetë

18 Maj, 2025 1:12 am
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Para
Shifra tronditëse nga OBSH: Mbi 300 milionë njerëz vuajnë nga depresioni

INSTAT: 70 për qind e shqiptarëve në depresion, më i theksuar tek gratë

Mashtroi për pikturat, Rudina e fton sërish në emision: Ja çfarë ndodhi

Mashtroi për pikturat, Rudina e fton sërish në emision: Ja çfarë ndodhi

20-vjeçarja tregon momentet e fundit me Arbenin:Pata merak mos vinte burri

20-vjeçarja tregon momentet e fundit me Arbenin:Pata merak mos vinte burri
















TE FUNDIT

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta

Ushtria shton sulmet në Gaza, izraelitët mbushin sheshet në protesta
3 Shtator, 2025

  Qytetarët izraelitë kanë dalë në rrugët e Jerusalemit të mërkurën për ta kundërshtuar thirrjen në ushtri të dhjetëra mijëra...

Lexo më shumë

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!

Andriola Kambo sjell “Muza Fashion Fair”, dedikuar industrisë së modës!
3 Shtator, 2025

Një hapësirë ku kreativiteti dhe biznesi takohen, ky është vizioni pas ‘Muza Fashion Fair’ (MFF),  një nisëm e re e...

Lexo më shumë

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…

Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina: Nuk është rastësi që Tirana…
3 Shtator, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të mërkurën se pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Pekin e shfrytëzoi për...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”

Trump paralajmëron veprime kundër Rusisë nëse Putin nuk “bindet”
3 Shtator, 2025

Presidenti Donald Trump sapo ka folur në Zyrën Ovale së bashku me Presidentin polak Karol Nawrocki. Sipas mediave të huaja,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com