Një vullkan në Gadishullin Reykjanes në Islandën e Jugut ka shpërthyer për të katërtën herë që nga muaji dhjetor, ndërkohë që auoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
Në pamjet e shpërndara në rrjet shihet se si mali i llavës përpin gjithçka që i del para, ndërkohë që llava ka mbërritur në qytetin e vogël Grindavik në të cilin sipas mediave vendase janë evakuuar banorët./Opinion.al