Bota

Islanda vendi i parë në Evropë me më shumë deputete gra se sa burra


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 26/09/21 |
Opi Nion

Islanda është vendi i parë në Evropë që ka në përbërjen parlamentare më shumë gra se sa burra.

Nga 63 vendet në parlamentin Althing 52% u fituan nga grate.

Bëhet me dije se asnjë vend tjetër evropian nuk ka pasur më shumë se 50% ligjvënëse femra. Ndërkohë që rezultateve të Islandës i afrohet më shumë Suedia me 47%, sipas të dhënave të përpiluara nga Banka Botërore.

Pesë vende të tjera në botë kanë parlamente ku gratë mbajnë të paktën gjysmën e vendeve, sipas Unionit Ndërparlamentar: Ruanda (61%), Kuba (53%), Nikaragua (51%), dhe Meksika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (të dy 50%).

Bëhet me dije se vendi nordik ka qenë prej kohësh një pionier në barazinë gjinore dhe të drejtat e grave dhe ka kryesuar renditjen e Forumit Ekonomik Botëror për vendet më të barabarta për 12 vitet e fundit.

Kryeministër i Islandës është zgjodhur, Katr Jn Jakobsdóttir./Opinion.al

Pas