Më shumë se 30 persona kanë mbetur të vrarë dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë në spitalin më të madh ushtarak në Kabul. Sipas të dhënave të para ISIS ka marrë autorësinë e sulmit i cili është bërë më anë të dy personave të veshur si doktorë.
Militantët e armatosur me armë dhe granata shpërthyen eksplozivin në portën e spitalit dhe më pas kanë hapur zjarr ndaj personelit dhe pacientëve.
Sulmi është konsideruar si shkelës i vlerave të njeriut, pasi spitali është një vend imun nga çdo lloj sulmi./opinion.al