Një tjetër video kërcënuese është publikuar nga ekstremistët e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Përmes kësaj videoje ISIS ka kërcënuar koalicionin e të pabesëve siç e quajnë ata aleancën e shteteve me në krye fuqitë e mëdha si Shtetet e Bashkuara apo Franca. “Ne do të vijmë në vendet tuaja dhe do t’ju shkatërrojmë”, thotë ushtari i maskuar i ISIS.
Mesazhi për Francën ka qenë i qartë dhe i është drejtuar vetë presidentit Fronsua Holond. “ke ndërmarrë një luftë që nuk e fiton dot”, “më kot i premton fitoren popullit tënd”. Fitorja është e jona thuhet në videomesazhin e Shtetit Islamik.