Isis ka marrë përgjegjësinë për sulmin e Manchester Arena, duke përshëndetur bombarduesin që e quan “një ushtar i kalifatit”.
Grupi terrorist lëshoi një deklaratë në arabisht nëpërmjet medias së tij, duke pohuar se më shumë se 100 vetë u vranë apo u plagosën.
Një kamikaz vrau 22 vetë dhe plagosi dhjetëra të tjerë në një koncert të Ariana Grande mbrëmjen e së hënës në Britaninë e Madhe.
Personi që kreu aktin mizor mendohet se ndoqi thirrjet e ISIS për të sulmuar “jobesimtarët” në Perëndim.
ISIS ka lëshuar në mënyrë periodike udhëzime të detajuara se si të kryejnë sulme terroriste në vendet që synojnë militantët, duke përfshirë udhëzimet për bërjen e bombës.
Edicioni më i fundit i revistës propaganduese “Rumiyah” renditi sallat e koncerteve midis “vendeve ideale” për sulme. /Opinion.al