Bota

ISIS merr një tjetër goditje, kapet pasuesi i Al Baghdadit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:00 - 21/05/20 |
el ida

Arrestohet, Abdul Nasser Qardash, kandidati kryesor që ishte caktuar për të zëvendësuar Abu Bakr al Baghdadi, si kalif i Shtetit Islamik.

Lajmi u bë me dije nga inteligjenca irakiaene, e cila ka drejtuar dhe operacionin.

Abdul Nasser Qardash u arrestua pas një pune disa mujore të shërbimeve të inteligjencës me partnerët e huaj.

Televizioni Al Arabiya raporton se Qardash do të zëvendësonte al Baghdadi në krye të ISIS, i cili u vra gjatë një sulmi të forcave speciale amerikane në Idlib, tetorin e vitit të shkuar.

Operacioni për kapjen e Qardash vjen vetëm një muaj pasi ish kreu i inteligjencës irakiene, Mustafa al Kadhimi u emërua në krye të qeverisë së vendit./Opinion.al

Pas