Vajza më e bukur e Irakut ka marrë një telefonatë kërcënuese nga ISIS, ku i është kërkuar të bëhet pjesë e shtetit islamik.
“Më paralajmëruan se do të më rrëmbejnë nese nuk bashkohesha me ISIS” ka thënë Shaymaa Qasim Abdelrahman. 20-vjeçarja u shpall mis vetëm pak ditë më parë dhe është vajza e parë që me merr këtë kurorë prej vitit 1972, kur eventi ishte organizuar për herë të fundit.